Burri në Gjilan raporton se i ka humbur gruaja, kërkon ndihmën e Policisë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Që dy ditë, e zhdukur po rezulton edhe një grua nga fshati Zhegër i Gjilanit, e cila sipas burrit të saj, ka dalë nga shtëpia më 19 korrik dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Rastin e ka raportuar bashkëshorti i saj, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, për gjetjen e bashkëshortes së tij. 

Sinjali mëson se njësitet policore tashmë janë aktivizuar për gjetjen e viktimës, por e njëjta akoma nuk është hasur.