Një 22-vjeçar vdes si pasojë e vetaksidentit në Malishevë

Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Panorc të Malishevës të premten në mesditë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, i riu kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në Malishevë.

“Rreth orës 12:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Panorc-Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.