Kolona e gjatë 4 km/ Mërgimtarët po presin pesë orë për të hyrë në Kosovë

Deri në pesë orë po presin mërgimtarët në kufi për të hyrë në Kosovë

Momentalisht te pika e kalimit kufitar ‘Dheu i Bardhë’, kolona është e gjatë 4 km ndërsa për të hyrë në territorin e Kosovës qytetarët po presin 300 minuta.

Kolonë ka edhe në dalje të kësaj pike, ku për të lëshuar Kosovën udhëtarët po presin deri në 60 minuta.

“Dheu i Bardhë” është pika me fluksin më të madh të automjeteve përderisa në Muçibabë, aktualisht kolona në hyrje është e gjatë 500 metra.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufijve, tregojnë se në pikat tjera kufitare, përfshirë edhe Merdaren, nuk ka kolonë dhe se policia po kryen detyrat me kapacitet të plotë.