Çka ka bërë Stresi me paratë e çmimit të madh të BBVK1?

Dje vonë, reperi Stresi postoi një fotografi me shumë bankënota.

Dikush nga fansat, pati një pyetje – a janë këto lekët e çmimit që fitoi në sezonin e parë të Big Brother VIP Kosova.

E reperi, nuk ka përtuar që të japë përgjigjen e tij. Jo, paratë nuk kanë qenë të Bigut! Ato mbesin të paprekura në xhirollogari.

‘Lekët e pastra nuk preken kurrë’, është shprehur ai me doza humori.

Mesa duket, vendin atyre s’ua ka bërë ende.