Një nënë thotë se po e lyen fëmijën me krem ‘vetë-rrezitës’ sepse mendon se ai është shumë i zbehtë

Një nënë thotë se po e lyen fëmijën me krem ‘vetë-rrezitës’ sepse mendon se ai është shumë i zbehtë

Kylen Suttner, 21 vjeç, ka shkaktuar zemërim pasi pranoi bënë një veprim të pa dëgjuar më parë rreth kujdesit të lëkurës së porsalindurit.

Gjegjësisht, ajo e lyen djalin e saj katër muajsh me krem ‘vetë-rrezitës’ për ta bërë lëkurën të duket se është rrezitur.

“Të gjithë po më thonë që të ndaloj së ngjyeri vetë tek fëmija im”, ka shkruar ajo në një video që ka postuar në TikTok.

Shumë janë të indinjuar nga ajo që bën. “Kështu që ky fëmijë do të rritet duke menduar se nuk është mjaftueshëm i mirë, veçanërisht për një person që duhet ta dojë pa kushte”, komentoi një person.

“Kimikatet në krem mund të dëmtojnë lëkurën e një fëmije të vogël. Lëkura e foshnjave është e ndjeshme”, paralajmëroi një tjetër.

Disa dolën në mbrojtje të influencueses dhe i thanë se foshnja duket “fantastike”.